Skip to content
Kosovë

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve, 1 viktimë në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë publike të dhënat në lidhje me pandeminë e Covid-19 për 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara, nga 2.777  testime kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 41 qytetarë.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk ka mundur të fitojë betejën më virusin e rrezikshëm 1 qytetar. Sot janë shëruar 198 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279. Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1.737.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëe që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vendosura nga qeveria si mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, ruajtja e distancës por dhe vaksinimi pasi këto shihen si e vetmja mundësi për të ndaluar në përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës:

06 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.

Në total numri i rasteve aktive është 1.737.