Skip to content
Rajoni & Bota

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Sërish asnjë viktimë, regjistrohen 9 raste të reja

· 2 min lexim

Instituti Publik në Kosovë, ka publikuar bilancin lidhur me pandeminë e COVID-19. Kosova sërish ditën e sotme nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga virusi i rrezikshëm, ndërsa në 24 orët e fundit nga 1.694 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 9 qytetarë. Gjithashtu numri i rasteve aktive është 179 persona. Ndërsa fushata e vaksinimit vazhdon me ritme të shpejta, në  24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa nga fillimi i vaksinimit e deri më tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.

Lajm i mirë është se 14 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë, iu bënë thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën.

Njoftimi nga IKSHPK

18 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.

Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.

Në total numri i rasteve aktive është 179.