Skip to content
Rajoni & Bota

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja, shënohet një viktimë

· 2 min lexim

Instituti Publik në Kosovë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë e COVID-19 në Kosovë. Raportohet se nuk e ka fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm 1 person  dhe se nga 1.891 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 20 qytetarë. Lajm i mirë është se e kanë fituar betejën me koronavirusin 19 persona.

Deri më  tani në Kosovë janë shënuar 107 mijë e 693 persona pozitiv, ndërsa fatkeqësisht nuk kanë arritur ta fitojnë dot betejën me virusin 2 mijë e 254 persona nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

23 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës.

Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274.

Në total numri i rasteve aktive është 165.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB