Skip to content
Kosovë

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Mbetet i lartë numri i të infektuarve, 17 viktima në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19 në Kosovë. Nga 7.946 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, janë regjistruar gjithsej 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me koronavirusin 17 persona gjatë 24 orëve të fundit. Lajm i mirë është se betejën me virusin e  rrezikshëm e kanë fituar 278 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566. Në total numri i rasteve aktive në të gjithë Republikën e Kosovës është 20.467.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen ën mënyrë që të frenojnë përhapjen e varianteve të reja të virusit. Po ashtu Ministria iu ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë me përpikmëri të gjitha masat e vendosura anti-COVID.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

23 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.

Në total numri i rasteve aktive është 20.467.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!