Skip to content
Kosovë

Bilanci i Covid-19 në Kosovë, 14 viktima dhe 2541 raste të reja

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Nga 12.618 testime të kryera në të gjithë territorin e Kosovës, kanë rezultuar pozitivë  me koronavirus 2 mijë e 541 qytetarë.

Lajmi i mirë është se sot janë shëruar 604 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.

Gjatë 24 orëve të fundit fatkeqsisht nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm 14 persona.

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të zbatojnë me përpikmëri masat e vendosura anti-Covid.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetwsisë së Kosovës:

#Bashkëiadalim 25 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.

Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!