Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit lidhur me pandeminë e COVID-19, në vendin tonë. Në 24 orët e fundit nuk raportohet asnjë humbje jete. Ndërsa nga 4.471 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit, janë regjistruar pozitivë me COVID-19, 65 aste të reja. Lajm i mirë është se betejën me virusin e rrezikshëm, e kanë fituar 35 persona. Gjithashtu ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim në mënyrë që të frenohet përhapja e viruseve të reja që janë në qarkullim.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 4,471 testime, 65 raste të reja, dhe 35 të shëruar në 24 orët e fundit