Skip to content
Aktualitet

Bilanci i COVID-19/ Asnjë humbje jete, regjistrohen 22 raste të reja në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat në lidhje më pandeminë e COVID-19, në vendi tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja, ndërsa fatmirësisht nuk është raportuar asnjë humbje jete. Lajm i mirë është se e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 14 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë territorin e vendit është 280 qytetarë.

Gjithashtu nisur dhe nga fakti që varianti “Delta” i koronavirusit është duke qarkulluar në Shqipëri, MSH iu ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen. Po ashtu Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë me përpikmëri masat e vendosura anti-COVID.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 22 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 9

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4078

Testime totale 879,340

Raste pozitive 132,875

Raste të shëruara 130,139

Raste Aktive 280

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 98

Elbasan 30

Kukës 29

Vlorë 26

Lezhë 26

Durrës 18

Shkodër 17

Fier 14

Berat 13

Korçë 6

Gjirokastër 3