Skip to content
Të Gjitha

Bilanci i Covid 19, 5 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete për Vitin e Ri

· 2 min lexim

Asnjë humbje jete dhe 5 të infektuar me Covid 19 është bilanci i Vitit të Ri sipas raportit ditor të bërë publik nga Ministrisë së Shëndetësisë.

1 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 126 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në Tiranë.

Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,019 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Janar 2023)

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 32

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 126

Testime totale 2,020,093

Raste pozitive 332,799

Raste të shëruara 329,019

Raste Aktive 184

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 146

Fier 15

Vlorë 4

Shkodër 4

Gjirokastër 3

Berat. 3

Dibër. 3

Durrës. 2

Lezhë. 2

Kukës. 2