Skip to content
Kronikë

Bilanc tragjik nga shpërthimi në Lushnjë:2 viktima, 7 të plagosur dhe dëme të shumta

· 1 min lexim

Shpërthimi tek magazina në Lushnjë, ka dëmtuar dhe bizneset dhe banesat përreth. Pronari i një biznesi afër ka thënë për News 24 se shpërthimi ishte shumë i fortë dhe se ka dëme të shumta.

“Ishim në dyqan dhe dëgjuam shpërthimin. Tronditja ishte e fuqishme. Dëmi në dyqan është shumë i madh. Pjesa e biznesit ka dëmtime ashtu edhe pjesa e shtëpisë. Janë dëme të papara. Shpërthimi zgjati pak sekonda por ishte shumë i fuqishëm. Nuk e kuptuam nga erdhi dhe fillimisht se plasi bombola”, tha një pronar biznesi në zonë.

Nga shpërthimi që erdhi si rezultat i kontaktit të një vinçi me rrjetin elektrik, humbën jetën drejtuesi i mjetit, Landi Hoxha dhe djali i tij Elidoni, ndërsa mbetën të plagosur edhe 7 persona.