Skip to content
Të Gjitha

Bilanc tragjik: 2 të vdekur e 5 të plagosur në aksin Shkodër-Tiranë

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Shkodër-Tiranë.

Sipas burimeve të para, bëhet e ditur se 2 persona kanë mbetur të vdekur pas plageve të marra gjatë aksidentit, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja e rende ndodhi rreth orës 14.35, në vendin e quajtur Krye Bushat.

Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Viktimat raportohet se janë gra dhe se i përkasin moshës 40 dhe 45 vjeçe.

Policia bën të ditur se gjatë përplasjes kanë humbur jetën 2 shtetase identiteti i të cilave ende nuk dihet dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit; shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie.