Skip to content
Bota

Bilanc katastrofik në Australi, 183 persona në pranga për zjarrvënie të qëllimshme

· 1 min lexim

Autoritetet australiane kanë arrestuar rreth 200 persona për zjarrvënie të qëllimshme.

Në Queensland, New South Wales, Victoria, South Australia dhe Tasmani janë vënë në pranga 183 persona, për ndezjen e 205 vatrave të zjarrit, shkruan “The Epoch Times“.

Zjarret e fuqishme kanë mbërthyer Australinë në muajt e fundit, duke i marrë jetën të paktën 25 personave.

Mbi 2000 shtëpi dhe 5.25 milion hektarë, janë shkatërruar nga zjarri.

Si pasojë e flakëve kanë ngordhur një numër i madh gjallesash, midis te cilëve kangurë, koala dhe ketra australianë.

Reshjet e ditës së djeshme arritën të shuanin disa vatra zjarri, por autoritetet theksuan se i nxehti do të kthehet sërish.

Sipas ligjit Australian zjarrvënia e qëllimshme dënohet me 21 vite burg, ndërsa kur ka pasoja në njerëz, dënimi shkon deri në 25 vite.

Gjithashtu pirja e duhanit pranë pyjeve, dënohet nga 5500 dollarë gjobë deri në 12 muaj burg.