Skip to content
Të Gjitha

Bie zjarr në një pallat në zonën e “21 dhjetorit”, banorët braktisin shtëpitë nga frika

· 1 min lexim

Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Kanë qenë banorët e frikësuar ata që kanë lajmëruar forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarri ka rënë në katin e 3-të të një pallati pranë Inxhinierisë së Ndërtimit. Nuk raportohet për persona të lënduar, por banorët e pallatit nga frika kanë braktisur banesat e tyre.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Policia është në vendngjarje për të zbardhur plotësisht ngjarjen pa pasoja në njerëz.