Skip to content
Të Gjitha

Bie sërish kurba e COVID-19/ Shënohen vetëm 8 raste të reja, 2 prej tyre personel shëndetësor

· 1 min lexim

Ka shkuar në 475 numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë, nga 4306 teste në total.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 raste të reja, të ndara; 6 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës, ku dy të fundit janë personel shëndetësor.

Deri më tani numërohen 24 viktima dhe 248 të shëruar, ku në 24 orët e fundit janë shtuar edhe 16 të tjerë.

Në spitalin Infektiv ndodhen 37 persona, 5 prej të cilëve në terapi intensive, ku 1 është i intubuar.

Ndërsa në spitalin COVID2 ndodhen 7 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           227 raste
– Durrës           42 raste
– Lushnje         6 raste
– Elbasan         15 raste
– Fier                32 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër          71 raste
– Lezhë             14 raste
– Berat              2 rast
– Has                13 raste
– Krujë             6 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë              5 raste
– Mirditë           3 raste
– Kukës        1 rast