Skip to content
Të Gjitha

Bie propaganda e qeverisë! Shfaqen probleme në aksin Kardhiq-Delvinë, vetëm 6 muaj pas përurimit

· 2 min lexim

Rruga Kardhiq-Delvinë, shumë e propoganduar nga qeveria, ka shfaqur probleme vetëm 6 muaj pas përurimit.

Para tunelit të Skërficës janë krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve, ku ka rrëshqitje dherash nga skarpatet anësore.  Shirat e ditëve të fundit i kanë thelluar dhe më shumë problemet në këtë rrugë, ku në një zonë rreth 20 metra para tunelit ka rrëshqitje të vazhdueshme të dherave, raporton Ballkan Ëeb

Në trasenë e rrugës ka dhe rënie gurësh duke vështirësuar qarkullimin, jo vetëm për shkak të shikueshmërisë së ulët nga reshjet, por edhe mungesë të ndriçimit.   Projekti i tunelit Kardhiq- Delvinë,  36.5 km ka qenë  planifikuar që në vitin 2007. Ai do të reduktonte distancën Tiranë-Sarandë në më pak se 3 orë udhëtim.

Tuneli pretendohej t’i shërbente banorëve të zonës si dhe interesave të zhvillimit të turizmit. Tuneli i Skërficës, pra ai Kardhiq-Delvinë,  me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.

Tenderi për tunelin Kardhiq-Delvinë është hapur që në muajin prill të vitit 2019, ku në garë u paraqitën 6 ofertra.

Shembja e tunelit Kardhiq-Delvinë, për të cilin është propaganduar vazhdimisht evidenton cilësinë e punës së “Gjoka Konstruksion”, kompanisë që luftoi “me shpirt” për të marrë tenderin.

Në fakt, kompania “Gjoka Konstruksion” nuk është një emër i padëgjuar, pasi ka pasur vazhdimisht skandale me tenderat e fituara nga ajo.

Kujtojmë që “Gjoka konstruksion” mori në koncesion ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” për 225 milionë euro.