Një 35-vjeçar ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë.
Ngjarja ndodhi këtë të enjte dhe fatmirësisht, ai mbijetoi dhe u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit dhe për të sqaruar shkaqet e rënies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak
Më datë 28.12.2024, në rrugën “Myslm Shyri”, dyshohet se ka rënë nga pallati shtetasi L.K, 35 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.