Skip to content
Të Gjitha

Bie nga lartësia e banesës, i moshuari në Paskuqan dërgohet me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka njoftuar mbrëmjen e sotme se një burrë 61-vjeçar në Paskuqan ka rënë nga çatia e shtëpisë së tij, duke marrë lëndime.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Halit Haxhia” rreth orës 17:30, ndërkohë i moshuari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore pasi ka dëmtime në trup.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Halit Haxhia” në Paskuqan, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi I.D., 61 vjeç, i cili është dërgur menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. ​

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.