Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Biden përfundon javën e takimeve në Europë, zbuloni pikat kryesore të diskutimeve

19:31 19/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti amerikan Joe Biden përfundoi një javë të ngjeshur takimesh në Evropë, ndërsa Shtetet e Bashkuara rikthehen në rolin udhëheqës midis aleatëve të tyre të demokracive perëndimore.

Një takim produktiv me aleatët, tha zoti Biden pas takimit të NATO-s dhe samitit të vendeve të G-7ës, ndërsa arriti një marrëveshje në një takim të veçantë me udhëheqësin rus Vladimir Putin për bisedimet e ardhshme mbi kontrollin e armëve dhe sigurinë kibernetike. Bideni arriti synimin kryesor, thotë analisti Mark Simakovsky i Këshillit të Atlantikut, për të forcuar aleancën trans-Atlantike për të trajtuar sfidat.

“Nga kovidi tek teknologjia, rregulloret, çështjet e sigurisë e deri tek menaxhimi i kërcënimit në rritje nga Kina dhe Rusia. Unë mendoj se administrata caktoi disa objektiva mjaft të gjera, dhe më e rëndësishmja kërkoi të riparonte dëmin e shkaktuar nga administrata e mëparshme. Mendoj se ata e arritën synimin”.

Analisti Michael O’Hanlon i Institutit Brookings thotë për Zërin e Amerikës se Presidenti Biden ritheksoi mbështetjen për partnerët dhe përballjen me kundërshtarët.

“Sigurisht që ai rivendosi shpirtin e punës me aleancën. Zhvilloi një takim të mirë të NATO-s dhe një takim realist me Vladimir Putinin. ”

Në tryezën e bisedimeve u theksua agresioni rus ndaj fqinjëve, dhe gjendja e kritikut të Putinit, Alexey Navalny, udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse. Uashingtoni dhe aleatët duan të punojnë me Rusinë aty ku është e mudur, tha për Zërin e Amerikës analisti Mark Simakovski i Këshillit të Atlantikut.

“U theksua se agresioni i mëtejshëm rus do të ketë kosto për atë vend nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja. Presidenti Biden ishte shumë i qartë se do të ketë reagime nga Shtetet e Bashkuara nëse Rusia vazhdon sulmet kibernetike, destabilizimin në Ukraninë dhe godet opozitën ruse si dhe nëse zoti Navalny vdes në burg.”

G-7a kritikoi Kinën për abuzimin e të drejtave të njeriut dhe Rusinë për sulmet kibernetike dhe përdorimin e armëve kimike. Presidenti Biden tha se Rusia dhe Kina nuk do të kenë sukses në përçarjen e aleatëve.

Zoti O’ Hanlon thotë se aleatët trajtuan çështjet e vështira tregtare, duke i dhënë fund bllokimit të kahershëm të subvencioneve të avionëve. Ai shton se ka nevojë për më shumë përparim.

“Mosmarrëveshjet ende ekzistojnë. Ka disa mosmarrëveshje që zoti Biden nuk mundi ose nuk i zgjidhi gjatë këtij udhëtimi, përfshirë udhëtimet në kohën e kovidit. Është një situatë e jashtëzakonshme për të cilën ende nuk është arritur një marrëveshje. Kemi disa çështje të tjera specifike tregtare, ku akoma ka debate mbi subvencionet, hapjen dhe të drejtat. ”

G-7ta premtoi më shumë veprim mbi ndryshimet klimatike – e pamjaftueshme për të kënaqur kritikët – dhe premtoi një miliardë doza të vaksinave kudër kovidit për vendet me të ardhura të ulëta. Analistët pajtohen se turneu i zotit Biden ishte produktive.

“Në udhëtimin e parë si president i Shteteve të Bashkuara, ai do të vlerësohet historikisht për pikënisjen e mirë lidhur me ambiciet e tij të politikës së jashtme”, tha për Zërin e Amerikës Mark Simakovsky i Këshillit të Atlantikut, shkruan VOA.

Në bisedime nuk pati diskutime të gjëra mbi të ardhmen e NATO-s, thotë analisti O’Hanlon, e cila është rritur nga 12 në 30 vende anëtare. Ai shton se takimet pasqyruan një konsensus në rritje për të trajtuar agresionin rus dhe sfidat në rritje nga Kina.

Etiketa: AmerikaBiden

Të tjera

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën
Bota

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

Rasti tronditës i 12-vjeçares franceze, Lola Davier, e cila u vra brutalisht në Paris në vitin 2022, vijon të zgjojë...

13:51 25/10/2025
Policia turke bastis live televizionin opozitar, arrestohet drejtori i lajmeve
Bota

Policia turke bastis live televizionin opozitar, arrestohet drejtori i lajmeve

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi në Turqi të premten në mëngjes, kur policia bastisi zyrat e televizionit opozitar TELE1 dhe...

15:42 24/10/2025
Para
Ronaldo nuk mjafton për Portugalinë, Gjermania fiton me 4 gola!

Ronaldo nuk mjafton për Portugalinë, Gjermania fiton me 4 gola!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“S’më linte të haja i qetë”/ Dëshmia tronditëse e 25-vjeçarit që vrau babain me thikë, mjekja e kishte paralajmëruar familjen për problemet e tij mendore

“S’më linte të haja i qetë”/ Dëshmia tronditëse e 25-vjeçarit që vrau babain me thikë, mjekja e kishte paralajmëruar familjen për problemet e tij mendore

10:16 29/10/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi: 29 tetor 2025

09:50 29/10/2025
Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

13:38 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.