Skip to content
Aktualitet

Betohen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, do të shqyrtojnë ankesat për zgjedhjet (EMRAT)

· 1 min lexim

Është formësuar ditën e sotme trupa e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, e cila do të shqyrtojë ankesat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ditën e sotme janë betuar tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Ata janë:

Manjola Xhaxho;

Emona Muçi;

Asim Vokshi;

Esmeralda Çeka;

Sokol Ibi;

Edlira Petri;

Alma Kolgjoka.

Gentian Medja;

Kujtojmë se anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë zgjedhur me short dy ditë më parë, ndërsa u skualifikuan nga gara të gjithë gjyqtarët që nuk e kanë kaluaqr Vettingun.

Ndërkohë vetëm para pak ditës Presidenti Ilir Meta dekretoi vendimin ku zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen më 25 prill 2021.