Skip to content
Të Gjitha

Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Jezusit, mesazhi i Imzot Frendos: Mëkat ata që pasurohen nga tërmeti

· 2 min lexim

Besimtarët e krishterë kanë pritur mbrëmjen e djeshme në katedralen e “Shën Palit” lindjen e Jezusit.

Pavarësisht temperaturave të ulëta kanë qenë të shumtë ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë e shenjtë.

Gjatë meshës së mbajtur mbrëmjen e djeshme, Arqipeshkvi, Imzot George Frendo vuri theksin edhe te tragjedia e 26 nëntorit.

Ai u bëri apel të gjithëve që kërkojnë të pasurohen nga kjo tragjedi, duke thënë se është mëkat i madh.

“Për njerëz që në këtë fatkeqësi kërkojnë një vendstrehimi, po rrisnin çmimet e materiale që duhen për ndërtimet, është mëkat i madh, të përfitojnë nga kjo tragjedi për të fituar. U drejtohem atyre që po pasurohen dhe korruptojnë në sajë të tërmetit. U drejtohem me fjalët; qani dhe vajtoni për të këqijat që do vijnë mbi ju”, u shpreh ai.

Edhe në kishën ortodokse, besimtarët kanë kremtuar lindjen e Jezusit dhe janë lutur në emër të tij.

Krishtlindja për besimtarët e krishterë, simbolizon ardhjen e shpëtimtarit në tokë.

Misioni i tij ishte shlyerja e mëkateve të njerëzimit.

Jezusi lindi në Betlehem nga virgjëresha Mari.

Më 25 dhjetor Jezusi nis rrugëtimin, për të përfunduar më pas tek vdekja dhe ringjallja.