Skip to content
Politikë

Berisha reagon në lidhje me samitin e Ballkanit të Hapur, hedh akuza të rënda ndaj Ramës

· 2 min lexim

Kryetari i PD, Sali Berisha dënoi qëndrimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama kundër qeverisë së Kosovës dhe opozozitës  së Shqipërisë, në samitin 2 ditor të Ballkanit të Hapur. Përmes një reagimi zyrtrar, Berisha tha se Rama  shkoi në Beograd si vasal i Aleksander Vucic. Teksa ndal tek intervista e Ramës në gjuhën serbe,  ku thuri lavde publike ndaj Vucicit, dhe ju kundërvu kërskesës së BE ndaj Servbisë për rëspektimin e sanksioneve  kundër Rusisë, Bërisha theksoi se kjo dëshmon kapitullimin e tij para Kremlinit.

Perveç ultranacionalistit Dodik, nje mbrojtje te tille serbomadhit Vuçiç dhe qendrimeve te tij pro Putin, nuk i ka bere dhe nuk ia ben asnjeri tjeter ne Europe.Sipas kesaj logjike te vasalit te shpifur shqipfoles te Vuçiçit, vetem ai e njeh mire Serbine dhe padronin e tij, kurse lideret e 27 vendeve antare te BE, jo.

Berisha tha se Edi Rama po bën avokatin e paskrupullt te Vucicicit, ndërsa komentoi edhe  deklaratën e kryeministrit shqiptar, se presioni i BE, shkakton dëmtimin e mardhënieveve mes Serbisë dhe Perëndimit.

Domethene sipas tij, Perendimi eshte i pa mend pasi nje Serbi prapavije e Rusise ne zonen e saj te influences, eshte me e dobishme per perendimin se sa nje Serbi e shkeputur nga Rusia dhe e rreshtuar perfundimisht me Bashkimin Europian.Kjo analize nuk eshte vetem deshmi e nje vasaliteti te neveritshem, por eshte de facto nje kapitullim para Kremlinit dhe ambicjeve te tij ballkanike. Sipas kesaj llogjike kapitulluese, Serbia i duhet lene Rusise se Putinit sepse sipas tij keshtu ajo e mbron me mire Ballkanin nga Rusia dhe interesat e perendimit ne Ballkan.

Lideri demokrat akuzoi më tej Ramën se ëhstë skllav që detyrohet të lexojë cfarë i diktohet