Këtë të shtunë kreu i Patisë Demokratike Sali berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook një video nga momenti kur është ndaluar 32-vjeçari Lear Kurti i cili humbi jetën tragjikisht në duart e policisë së shtetit.
“Momenti tragjik kur ata që i morën shpirtin e transportojnë të vdekur Lear Kurtin, të cilin Rama- Çuçi e vranë për së dyti me kriminelin me uniformë, Ardi Veliu!”, ka shkruar Berisha.
Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga VoxNeës të cilat mesa duket janë filmuar nga ndonjë kalimtar i rastit, është pikërisht moment kur është ndaluar I riu dhe është I shtrirë përtokë.
Në pamje duket qartë se Kurti është në gjendje kritike dhe nuk reagon, por përsëri efektivët e policisë nuk duket se janë të ndikuar nga kjo gjë dhe i kanë vënë prangat.
Pas arrestimit Lear Kurti, është transportuar me makinën e policisë për në komisariatin numër 3 në Tiranë, në vend se të dërgohej me urgjencë për në spital. Më pas trupi i të riut është dërguar në spitalin e Traumës ku u deklarua i vdekur. Kujtojmë se pati 2 deklarata kontradiktore nga spitali I Traumës dhe AMP-ja. Kjo e fundit deklaroi se I riu ndërroi jetë në spital, por që u përgënjeshtua nga spitali. Nga autopsia doli se i riu kishte gëlltitur një qese me kokainë dhe si pasojë e saj humbi jetën.