Skip to content
Politikë

Berisha mori vulën e PD/ Argita Malltezi: Vendim që mbron pluralizmin

· 2 min lexim

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se procesi i bashkimit të demokratëve ka filluar vrullshëm që prej ditës së djeshme, kur u dha edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila riktheu vulën dhe logon në Partinë Demokratike. E ftuar në Fax News Malltezi i bëri thirrje deputetëve të cilët nuk janë bashkuar akoma me grupin parlamentar, që të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpi.

“Deputetët që kanë ngelur te fraksioni i ‘vulës’ siç i ka ngelur, të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpi, e kanë të hapur derën. Është një proces që ka fillur që ditën e djeshme dhe ka qënë shumë e vrullshme. Drejtues të degëve kanë shprehur dëshirën për tu rikthyer. Ky është një proces që po ndodh sipas mekanizmave statutorë dhe ka për të vazhduar.”,tha Malltezi.

Vajza e liderit të opozitës e quajti rikthimin e vulës një vendim të drejtë pasi mbron pluralizmin në Shqipëri dhe e ka zgjuar PD-në për të pasur një rikthim të plotë dhe të shpejtë.

“Një vendim i drejtë pasi mbron pluralizmin në Shqipëri. Të rejat janë pozitive. Deri tani duket si e konfirmuar pozitiviteti për sa i përket jetës. E kanë zgjuar dhe ka reaguar mirë. Shpresojmë se do të ketë një rikthim të plotë dhe të shpejtë.”, u shpreh ajo.

Apeli i dha vulë dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës.