Ashtu siç u paralajmërua edhe më parë, opozita e ka nisur me zhurmë seancën e sotme të Kuvendit, ku ende pa nisur seanca plenare deputetët demokratë kanë kthyer karriget përmbys duke mos lejuar zhvillimin e seancës në normalitet.
Ishte Sali Berisha ai që në një lidhje “live” nga Facebook-u i tij ka mbajtur një fjalim drejtuar qytetarëve, duke theksuar se Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Parlamentare.
“Familjarët e tij janë vërsulur pas tenderave për t’u pasuruar në kurriz tuaj. Rama nuk pranon dot Komisionet Parlamentare se është i inkriminuar. E pret fati i McGonigal”, shprehet ndër të tjera ai.
Postimi i Berishës: