Skip to content
Aktualitet

Berisha homazhe në Memorialin e “2 Prillit 1991”, ja si e sulmon nga Shkodra qeverinë

· 2 min lexim

Ditën e sotme po mbahen homazhe në Shkodër në nderim të 4 dëshmorëve të 2 Prillit 1991, ku është i pranishëm dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë ceremoni janë prezent drejtuesit më të lartë të PD-së së Shkodrës, kryebashkiaku Bardh Spahia, dhe deputetët e PD-së që kanë qenë më së shumti në mbështetje të kryetarit të dorëhequr Lulzim Basha.

Ky është aktiviteti i parë ku përfaqësuesit e PD-së shfaqen të bashkuar.

Deputetët e PD-së në Shkodër, Ramadan Lika, Emilia Koliqi, Helidon Bushati dhe Zef Hila janë vendosur për herë të parë në krah të Bardh Spahisë, kryetari i ri i bashkisë, i dalë nga zgjedhjet e 6 Marsit.

2 Prilli 1991

Kujtojmë se 28 vite më parë, më 2 Prill 1991 ndodhi masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, që çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm. Ajo ditë ishte një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.

Katër viktima e dhjetëra të plagosur lanë plumbat e poicisë. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, tanimë të shpallur martirë të demokracisë.
Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr.

Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.