Skip to content
Politikë

Berisha e akuzoi se është shitur te Rama! Reagon Alibeaj: Nuk jam si Xeni, që paguhet për gjithçka

· 2 min lexim

Një ditë pasi Enkeled Alibeaj dha ditën e djeshme dorëheqjen nga posti i tij drejtues në PD-në e “Vulës”.   Sali Berisha e akuzoi sot se Alibeajn se është shitur për 20 mijë euro tek Edi Rama dhe si rrjedhojë ka marrrë këtë vendim.

Ndërkohë që nuk ka munguar kundërpërgjigjja nga ana e Alibejat, e cila ka qenë po aq e fortë, duke i përmendur djalin e tij, Shkëlzen Berishën.  Sipas ish-kryedemokratit, ai nuk është me parime si Xeni (djali i Berishës) që paguhet për gjithçka.  Alibeaj thotë se dorëheqja e tij është në të mirë të demokratëve, e ndërsa theksin se largimi i Berishës është çlirim dhe frymëmarrje për ta.

Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale.    I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt! Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.

Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për t’u paguar për gjithçka. Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta..”, iu përgjigj Alibeaj.