Skip to content
Kronikë

Bëri ‘rebelin’ me policinë, e pëson keq 55-vjeçari në Kamëz

· 2 min lexim

Një 55-vjeçar në Kamëz ka bërë ‘rebelin’ me efektivët e policisë duke i kundërshtuar ato me forcë.  55-vjeçari i identifikuar me inicialet Dh. K., banues në Kamëz është arrestuar në flagrancë pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë Bashkiake.

Theksojmë se 55-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryer një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.  Ndërkohë punonjesit e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të një 39-vjeçari i identifikuar me inicialet A. M., pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Tiranë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dh. K., 55 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryer një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë Bashkiake.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

– K. Ç., 20 vjeç, G. M., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.