“Benzi” merr para disa mjete, vdes 18 vjeçari nga Lushnja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se mjeti tip “Benz” me drejtues 22-vjeçarin M. Sh., është përplasur me disa mjete në rrugë, duke i marrë jetën njërit prej pasagjerëve.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Shoferit”, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh., 22 vjeç, banues në Hysgjokaj.

Ky i fundit është përplasur me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G. Q., 33 vjeç, banues në Koplik.

Njoftimi i policisë:

Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).
Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento