Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bënin ‘kërdinë’ me Forex, arreston 3 persona brenda Call Center-it në Tiranë (Emrat)

11:13 09/07/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme kanë rënë në prangat e policisë 3 persona të cilët mashtronin nëpërmjet fushatave të ‘Call Center’.

Bëhet me dije se janë arrestuar   Enrik Shehi, Armend Haxhiu dhe  Igli Isufaj.

Ndalimi i tyre u bë pas finalizimit të operacionit policor të koduar ‘Snare’, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Këta persona, mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive. Po ashtu, policia ka proceduar dhe tre operatorë që punonin brenda Call Center. Operatorët telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursë fiktive (Forex).

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Snare”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre administrator i subjektit call center. Procedohen penalisht dhe 3 shtetas të tjerë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt. Sekuestrohen 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Snare”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  – E. Sh., 29 vjeç (administrator i subjektit call center), A. H., 26 vjeç dhe I. I., 20 vjeç (operatorë në call center), të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. S., 25 vjeç, G. R., 22 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të tre banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. Sh., administronte, në bulevardin “Gjergj Fishta”, një subjekt privat call center, të paregjistruar në organet kompetente. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se shtetasit A. H., I. I., E. S., G. R., dhe A. H., të punësuar si operatorë në subjektin call center, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursë fiktive (Forex). Si rezultat i operacionit, u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 aparate celulare,shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar për të investuar në bursa fiktive. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të, si dhe konfiskimin e aseteve që kanë burim këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi pa licensë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Të tjera

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë
Aktualitet

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në aktivitetin e...

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës
Aktualitet

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Qiratë në Tiranë kanë arritur nivele alarmante. Për vitin 2026, qiraja mesatare e apartamenteve në kryeqytet ka shkuar në 721...

13:34 12/06/2026
Para
Goditi barbarisht me thikë të ëmën, gjykata merr vendimin për 30-vjeçarin nga Fieri

Goditi barbarisht me thikë të ëmën, gjykata merr vendimin për 30-vjeçarin nga Fieri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.