Teksa ka prezantuar kandidatin e tij ne Fier, Sali Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë, duke shigjetuar veçanërisht ministren Balluku.
Berisha tha se aksi rrugor Lekaj-Fier për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun ka kushtuar 7.2 milionë euro, kur vetë autostrada ka kushtuar 2 milionë euro kilometri.
“Si ka mundësi të largohen nga Fieri qytetarët, kur ky rreth ka fushën më të madhe të Naftës në Europë? Ka fushat më të mëdha e pjellore. Pse ikin? Ka vetëm një arsye. Varfëria e frikshme në rritje gjatë këtyre 9 viteve. Nga 2007 deri ën 2014 popullata në Shqipëri rritej nga viti në vit. Po tani? Rënie katastrofale. Në vitin 2014 ne ishin qytetarët me pagat më të larta në rajon. Sepse ky vend është më i pasuri në Ballkan.
Me atë buxhet u ndërtuan 11 mijë km rrugë, 1300 shkolla, qindra sisteme kanalizimesh, sisteme shëndetësore dhe sipitale, impiante të ujërave të zeza. Dhe prapë mjaftuan paratë për të dyfishuar rrogat dhe pensionet. Edi Rama nga 2014 e deri më sot, në vend që të kishte trefishuar rrogat dhe pensionet e të vazhdonim ngjitjen e të kapnim edhe Slloveninë. Nëse nga viti 2005 e deri në vitin 2013, nëse borxhi u rrit me 4.4 %, nga 2013 e deri më sot borxhi është rritur me 44 %, ka shkuar 107 %. Ka marrë borxh 5 miliard euro. Të gjitha u vodhën dhe u shpërdoruan. Me këto para mund të rrisje të paktën 3 herë pensionet dhe 3 herë rrogat e shqiptarëve. Si vidhen?
Ajo rruga që thatë ju, Lekaj-Fier, rruga anësore kushton për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, 7.2 milionë euro kilometri, në një kohë kur autostrada vetë ka kushtuar 2 mln euro kilometri. A mundet kjo, në botë nuk ndodh kurrë.
Autostrada në fushë ndërtohet prej tyre me 24 mln euro, ndërkohë që në Gjermani kushton 2-3 milionë euro. Shkollat në manuale ndërtimi, në Berlin, Paris, kudo, shkolla publike e kam fjalën, kushton 700 mijë euro, në Tiranë, 4-5-6 milionë euro. Hajdutë si këta nuk i ka parë toka. Këta nuk pyesim më për asgjë. Këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. Ndaj dhe kjo shtrëngicë ekonomike, ndaj kjo varfëri e frikshme”, tha Berisha.