Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Beleri për mediat greke: Pjesën tjetër të dënimit do ta përballoj, sido që të jetë

10:06 17/07/2024
Reading Time: 2 min lexim
Beleri: Nuk heq dorë, do kandidoj sërish për Himarën

Teksa ndodhet në Strasburg, ku do të marrë zyrtarisht mandatin e tij si eurodeputet, Fredi Beleri ka folur për mediat greke. Në një intervistë për, ANT1, Beleri tha se sot është një ditë “gëzimi dhe emocioni të madh”. Ai deklaroi se ndjen një përgjegjësi të madhe për të përmbushur pritshmëritë që janë krijuar, ndërsa në të njëjtën kohë falënderoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe popullin grek për besimin që treguan tek ai. Madje ai tha se gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje.

Për të ardhmen e tij dhe nëse shpreson të dalë nga burgu, ai tha se duhet të paraqitet në burg të shtunën. “Kam bërë kërkesë për lirim nga burgu. Do të kthehem në Himarë, është shtëpia ime. Unë nuk do të largohem. Unë do të përballem me pjesën tjetër të dënimit tim sido që të jetë.” Ai theksoi se Himara është një vend i banuar nga grekë dhe shqiptarë, të cilët kanë bashkëjetuar prej shumë vitesh dhe kështu duhet të jetë. “Ne duhet të kemi të drejta civile. Të kemi të drejtën e vetëvendosjes”, tha ai.

Për shtetin ligjor në Shqipëri ai theksoi se “Shumë raste tregojnë se drejtësia dhe ndarja e pushteteve nuk funksionojnë. Shqipëria është një vend evropian gjeografikisht dhe dua të besoj edhe nga ana kulturore. Por lidershipi i saj nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’iu afruar Bashkimit Evropian”.

Në fund, duke iu referuar detyrave të tij , ai theksoi se është diçka e paprecedentë për të dhe se do të kërkojë ndihmën e ish-deputetëve grekë. “Do t’ia dal me meritë”, deklaroi ai.

Beleri la përkohësisht qelinë e burgut të Fierit ditën e hënë, ndërsa nuk u shoqërua për në Strasburg nga policia shqiptare. Lirimi i tij është justifikuar si një leje shpërblyese nga drejtoria e burgjeve, që më herët kishte refuzuar që Beleri të bënte betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Beleri do të qëndrojë jashtë qelisë nga data 15 deri në 20 Korrik.

Beleri u dënua me vendim të Apelit me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, duke i pamundësuar atij ushtrimin e mandatit si kryebashkiak i zgjedhur në Himarë. Megjithatë pas përfundimit të dënimit, atë e pret një detyrë e rëndësishme siç është ajo e përfaqësimit të Greqisë në Parlamentin Europian, nga radhët e Partisë Demokracia e re.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Fredi Beleri

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Seanca për “Gërdecin”, Mediu: Proces politik!

"Gërdeci"/ Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, ish-ministri mungon në gjyq

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English