Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Begaj bisedë telefonike me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ja çfarë u tha

13:35 01/01/2023
Reading Time: 2 min lexim

Në ditën e parë të vitit 2023, presidenti i Republikës  Z. Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misione dhe operacione jashtë vendit në kuadër të NATO-së, BE-së dhe OKB-së.
Presidenti Begaj i uroi efektivët shqiptarë me rastin e fillimit të vitit të ri, duke shprehur vlerësim për përkushtimin dhe sakrificën e tyre që në momentet e ndërrimit të viteve ndodhen larg familjeve dhe njerëzve të dashur, në krye të detyrës dhe në shërbim të një misioni fisnik për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Trupat shqiptare janë pjesë e misioneve jashtë vendit nga Kosova në Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Letoni, Irak dhe deri në Sudanin e Jugut.
“Shërbimi juaj përkrah aleatëve është një shërbim që përshkohet nga sakrificat, përkushtimi, përgjegjshmëria dhe disiplina e lartë që karakterizon Forcat e Armatosura.” theksoi Presidenti Begaj.
Presidenti tha ndër të tjera se viti 2022 ishte një vit shumë i vështirë, ku agresioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës rrezikoi paqen dhe sigurinë në hapësirën euro-atlantike, ndërsa efektet e saj ndihen në jetën e çdo qytetari. Nga ana tjetër, sipas Presidentit Begaj ky konflikt ka dëshmuar rëndësinë, forcën dhe kompaktësinë e aleancës, e cila është e aftë të mbrojë çdo centimetër të saj dhe vendeve anëtare.
Presidenti Begaj nënvizoi se “si anëtare e NATO-s, vendi ynë do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në misione dhe operacionë të drejtuara nga NATO si dhe do të rrisim kontributet tona aty ku do të jetë e nevojshme dhe do të na kërkohet,” nënvizoi Presidenti Begaj.
“Këto ditë kam ndjekur me shqetësim ngjarjet në veri të Kosovës. Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s është e përkushtuar dhe mbështet misionin e KFOR, që ne e cilësojmë si një histori suksesi. Unë ju falenderoj ju kontigjent që jeni atje, për të gjithë përkushtimin e treguar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë”, theksoi Presidenti.
“Forcat e Armatosura janë shumë të rëndësishme për një vend dhe unë sot nëpërmjet jush gjej rastin të falënderoj të gjitha Forcat e Armatosura shqiptare për përkushtimin e treguar në përmbushjen e çdo detyre kushtetuese, por edhe në përballimin e atyre situatave të cilat kanë qenë jo të pakta gjatë vitit, si emergjencat e ndryshme,” shtoi më tej Presidenti.

“Për mua, ju jeni aseti më i çmuar i Forcave të Armatosura.  Mund të marrim pajisje mjaft të mira teknologjike, por nëse nuk kemi njerëz për t’i përdorur ato nuk kemi bërë asgjë. Me këtë rast edhe njëherë ju uroj festa të gëzuara, shëndet e mbaresi për ju dhe familjet e juaja. Gëzuar Vitin e Ri 2023, shumë faleminderit për shërbimin që i bëni kombit,” e mbylli përshëndetjen e tij Presidenti Begaj

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
Qytetarët e Kosovës e pritën me shqetësim dhe shpresë Vitin e Ri 2023

Qytetarët e Kosovës e pritën me shqetësim dhe shpresë Vitin e Ri 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English