Becchetti fitoi gjyqin/ Vjen reagimi i parë nga qeveria: “Asnjë kokërr leku nuk do marrë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme u raportua se shteti shqiptar do t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit Francesco Becchettit pas vendimit të marrë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, vendimi i cili vjen në një kohë krize të madhe.

Që prej hedhjes së gjyq nga Becchetti deri në marrjen e vendimit përfundimtar, shteti shqiptar bëri dhe një përpjekje për të fituar kohë dhe kërkoi të anulojë një pjesë të vendimit dhe Gjykata e Uashingtonit pranoi kërkesën për rishqyrtim të asaj pjese të argumentuar nga shteti shqiptar duke pezulluar përkohësisht shlyerjen e pagesës, pra zbatimin e menjëhershëm të vendimit derisa një komitet ad-hoc do të shqyrtonte si anulimin, ashtu edhe pezullimin.

Por komiteti ad-hoc ka vendosur ditën e djeshme të heqë pezullimin e ekzekutimit të vendimit për pagimin e 110 milionë eurove, çka do të thotë se ekzekutimi i kësaj shume duhet të bëhet automatikisht dhe menjëherë.

Lidhur me këtë vendim ka ardhur edhe reagimi jozyrtar i qeverisë, teksa mbrëmjen e sotme ministri Arben Ahmetaj tha në ‘Opinion’ se biznesmeni nuk do marrë asnjë kokërr leku.

Pjesë nga debati

Fevziu: Po lajmi se keni humbur gjyqin ndaj Becchetti i vërtetë është?

Ahmetaj: Si?

Fevziu: Do i paguani 110 milionë euro Becchettit…

Ahmetaj: Asnjë kokërr leku nuk do marrë! Ta harrojë! Asnjë kokërr leku!

Padia e ngritur nga Becchetti është depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg me 21 tetor 2015 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare në 12 janar 2016.

Në po të njëjtën kohë, biznesmeni italian bëri dhe një tjetër padi kundër Shqipërisë për sekuestrimin sipas tij pa të drejtë të televizionit ‘Agon Channel’.

Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, gjykata i ka dhënë të drejtë Becchettit duke e gjetur kryeministrin dhe qeverinë shqiptare fajtore, duke e dënuar Shqipërinë me faturën e çmendur prej 110 milionë eurosh.

 

Shpërndaje
Share.

Komento