2 arsyet pse në vendin tonë të infektuarit dhe viktimat nga COVID-19 janë në moshë të re

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri tani në vendin tonë 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 dhe 123 të tjerë janë infektuar, teksa bie në sy mosha e re e viktimave dhe të prekurve teksa mes të vdekurve janë edhe një 43-vjeçar dhe një 49-vjeçar.

Duke qenë se deri tani është raportuar se virusi prek më shumë moshat e reja, në vendin tonë është vënë re një prirje e kundërt, duke vërtetuar atë që ka nënvizuar edhe OBSH: “Moshat e reja nuk janë të përjashtuara”.

Së fundmi, mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje live për ‘Opinion’ ka folur pikërisht rreth kësaj çështjeje, ku tha se dy viktimat kanë qenë me sëmundje shoqëruese, siç janë obeziteti dhe diabeti.

Mjeku tha se nuk mund të japë arsye specifike për çka po ndodh në vendin tonë, por tregoi se ka komunikuar me kolegët italianë, të cilët i kanë renditur 2 arsye të mundshme:

  1. Moshat e reja ndoshta janë më të ekspozuara, duke qenë më aktive dhe marrin një sasi më të madhe virusesh në sasinë e kohës.
  2. Vdekjet në moshat e reja vijnë në përgjigje hiper-imune dhe përgjigjesh imflamatore-sistemike që vjen si pasojë e çlirimit të disa mediatorëve kimikë shumë të fuqishëm që procedojnë shumë shpejt në një insuicensë multi-organore.

“Fatmirësisht, kemi pak raste me humbje jete dhe me kaq pak raste është e vështirë të japim opinione bindëse.Pak më parë po lexoja një studim të bërë në Uhan të Kinës, ku ishin përfshirë 99 pacientë, rezulton se mosha mesatare e të shtruarve ishte 55.5 vjeç dhe vdekshmëria 11.2% . Ndërkohë, numri i moshave të reja të prekura në Itali ka qenë i madh, në raport me moshat më të mëdha. Edhe tek ne kemi raste me moshë të re madje edhe që kanë humbur jetën. Njëri prej tyre vuante nga obeziteti, kurse tjetri nuk e di nëse ka patur diabet. Në kushtet e spitalit ne kemi edhe diabete të stresit. Personi që ndërroi jetë sot natyrisht ka qenë ndoshta me diabet të fshehtë që u manifestua tani. Konsultova sot disa kolegë në Itali që më thanë se vdekjet në moshat e reja vijnë për përgjigje hiper-imune dhe përgjigjesh imflamatore-sistemike që vjen si pasojë e çlirimit të disa mediatorëve kimikë shumë të fuqishëm që procedojnë shumë shpejt në një insuicensë multi-organore. Pra, ky është opsioni më i mundshëm deri tani. Po ashtu, kolegët italianë më thane se moshat e reja ndoshta janë më të ekspozuara duke qenë më aktive dhe marrin një sasi më të madhe virusesh në sasinë e kohës.”- tha mjeku.

Edhe një herë ai bëri thirrje për sensibilizim, teksa tha se siç tregon situata nuk janë vetëm të moshuarit të rrezikuar, por edhe të rinjtë.

“Nga ky virus askush nuk përjashtohet. Më të rrezikuarit janë moshat e 3 dhe të sëmurët kronikë, por nuk përjashtohen të rinjtë, veçanërisht ata që kanë faktor risku të paidentifikuar më parë siç ishte diabeti. Komplikacione mund të ndodhin edhe në mosha të reja, më rrallë por ndodhin. Ndaj nuk na mbetet veçse të mbrohemi.”- përfunoi mjeku.

Shpërndaje
Share.

Komento