Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE premton sanksione ndaj Iranit, pas dyshimeve për furnizimin e Rusisë me raketa

15:48 13/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Bashkimi Evropian (BE) është zotuar se do të vendosë sanksione të reja ndaj republikës islamike përshkak të dyshimit se ato e kanë furnizuar Rusinë me raketa balistike nga Irani.

Në një komunikatë të përbashkët të premten, 27 vendet anëtare të BE-së thanë se furnizimi “është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë evropiane” dhe se kjo përbën përshkallëzim, pasi Irani në të kaluarën e ka furnizuar Rusinë me municione dhe dronë.

Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë i bllokut, Josep Borrell, tha se BE-ja do të përgjigjet shpejt me sanksione të reja ndaj programeve raketore dhe dronëve të Iranit.

Irani i ka mohuar akuzat nga Ukraina dhe Perëndimi se po e furnizon Rusinë me raketa. Teherani e ka mohuar edhe në të kaluarën se e furnizon atë me dronë luftarakë.

“BE-ja e ka paralajmëruar vazhdimisht Iranin kundër furnizimit të Rusisë me raketa balistike”, thuhet në njoftim.

Irani është tejet i izoluar politikisht për shkak të programit të tij bërthamor dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Në vitet e fundit, udhëheqësia iraniane është përgjigjur duke i forcuar marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën. Në fillim të kësaj jave, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania i anuluan marrëveshjet për shërbime ajrore me Teheranin dhe u zotuan se do ta sanksionojnë kompaninë e saj ajrore, Iran Air. Treshja evropiane, e njohur si E3, tha në një komunikatë më 10 shtator se ka ndërmarrë masa pasi konfirmoi se Irani kishte transferuar raketa balistike në Rusi.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj 10 individëve dhe gjashtë subjekteve me bazë në Iran dhe në Rusi, përfshirë ndaj Iran Air, për furnizimin e dyshuar me raketa balistike. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, tha më 10 shtator se këto akuza janë “plotësisht të rrejshme dhe të pabaza”.

Etiketa: BEIranRusisanksione

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Arrestohet vëllai i kryetarit të bashkisë së Poliçanit

Arrestohet vëllai i kryetarit të bashkisë së Poliçanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.