Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE pezullon për shkak të korrupsionit 112 mln euro për bujqësinë; Skema si iu dhanë 310 mijë euro indirekt inceneratorit

09:18 20/07/2023
Reading Time: 3 min lexim

Komisioni Europian e ka penalizuar Shqipërinë me bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për praktikat e korrupsionit që ka gjetur në programin IPARD II, që u zbatua gjatë periudhës 2014-2020, sipas konfirmimeve që u dhanë sot nga Zyra e BE-së në Shqipëri për mediat.

Ngrirja e fondeve përfshin një shumë 112 milionë euro që BE miratoi për IPARD III, e cila do zbatohej gjatë periudhës 2021-2027 (shiko tabelën bashkëngjitur). Me gjithë bashkëfinancimin e qeverisë shqiptare, IPARD III përfshinte një shumë prej 146 milionë eurosh, të cilat mund t’i mungojnë sektorit më të madh në vend, nëse pezullimi nuk do të jetë i përkohshëm.

Në fondet IPARD III, ishin programuar për të disbursuar në Shqipëri 8 milionë euro më 2021, 10 mln euro më 2022, rreth 12 milionë euro këtë vit, 16 mln më 2024, rreth 19 mln të tjera në 2025, teksa 25 milionë ishin programuar më 2026 dhe kësti i fundit 24 mln euro më 2027.

Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF (zyra që heton mashtrimin e buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze brenda institucioneve evropiane) ishte gjithsej 94 milionë euro në total, nga të cilat 71 milonë euro ishin financime të BE. Gjatë zbatimit të tij nga viti 2014 deri më 2020 u arrit të disbursohen 54,3 milionë euro, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë.

Fondet e IPARD u shndërruan në një instrument të fuqishëm për mbështetjen e bujqësisë, qeveria shqiptare ofron financime shumë të ulëta për sektorin në krahasim me vendet e rajonit. Mirëpo as përdorimi i këtyre fondeve nuk u shpëtoi praktikave të korrupsionit që janë mjaft të përhapura në vend.

Më herët gjatë vitit 2022, Monitor zbardhi në një skemë të mbështetur në dokumentacion se personat e lidhur me inceneratorin e Tiranës  dhe “Integrated Energjy BV SPV” kishin përfituar 310 mijë euro nga fondet r programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”.

Sipas kësaj skeme, personi EB, i cili me prokurë të posaçme noteriale përfaqëson dhe vepron në emër të incerneratorit të Tiranës, “Integrated Energjy BV SPV” me të drejtë firmë në të gjitha dokumentet e shoqërisë, ka përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”, në emër të kompanisë së tij E B person fizik  për të investuar në sera në një tokë në Sharrë që e ka blerë nga koncesionari.

Asistenca iPA iII (2021-27)

Asistenca iPA iII (2021-27) për zhvillimin rural do të kontribuojë në arritjen e 4 objektivave të mëposhtëm:

1-        Rritja e konkurrencës së sektorit agro-ushqimor , duke e përafruar atë në mënyrë progresive me standardet e BE-së (veterinari, sigurinë ushqimore dhe fitosanitare), dhe duke përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e prodhimit në fermë.

2-        Të lehtësojë zhvillimin e biznesit, rritjen dhe punësimin në zonat rurale , të përmirësojë pozicionin e fermerëve brenda zinxhirit të vlerës dhe të tërheqë fermerët e rinj në bujqësi,

3-        Të kontribuojë në zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike , të nxisë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit,

4-        Të përmirësojë zhvillimin e komunitetit dhe kapitalin social në zonat rurale dhe të ndërtojë administrata publike moderne për bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke respektuar parimet e qeverisjes së mirë.

IPA iII dhe IPARD iII synonin të ndihmonin vendet përfituese që të fillojnë tranzicionin e tyre drejt sistemeve të qëndrueshme ushqimore.

IPARD iII përfshinte një financim rreth 900 milionë euro për të gjitha vendet e Ballkanit përendimor, nga të cilat 122 milionë ishin për Shqipërinë.

Megjithatë, shuma totale e shpenzuar për projektet e financuara nga IPARD do të jetë më e lartë pasi çdo vend përfitues kontribuon gjithashtu në mbështetjen e përgjithshme IPARD duke dhënë kontribut kombëtar (financim publik kombëtar). Përveç kësaj, për shumë nga masat, vetë përfituesit u kërkohet gjithashtu të financojnë një pjesë të kostove të projekteve./RevistaMonitor

Të lidhura

Fshehu aksidentin, nis hetimi për djalin e të moshuarës që u përplas për vdekje
Aktualitet

Tentoi të kalonte trafik-ndarësen, humb jetën një kalimtare në Kavajë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur sot në Kavajë. Viktima, ende e paidentifikuar, mendohet...

09:23 15/05/2025
Starmer në Tiranë/ The Sun: Britania kërkon marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët
Aktualitet

Starmer në Tiranë/ The Sun: Britania kërkon marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët

Keir Starmer do të vizitojë sot Shqipërinë, duke u bërë Kryeministri i parë britanik që viziton vendin. Mediat britanike, përfshirë...

09:16 15/05/2025
Para
Atentati në Lezhë, 42-vjeçari ishte vetëm kur u ekzekutua, zbardhet dëshmia e vëllait

Atentati në Lezhë, 42-vjeçari ishte vetëm kur u ekzekutua, zbardhet dëshmia e vëllait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Fshehu aksidentin, nis hetimi për djalin e të moshuarës që u përplas për vdekje

Tentoi të kalonte trafik-ndarësen, humb jetën një kalimtare në Kavajë

09:23 15/05/2025
Starmer në Tiranë/ The Sun: Britania kërkon marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët

Starmer në Tiranë/ The Sun: Britania kërkon marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët

09:16 15/05/2025
Kuota gjinore u “rrëmben” mandatin 4 kandidatëve për deputetë

Kuota gjinore u “rrëmben” mandatin 4 kandidatëve për deputetë

09:00 15/05/2025
15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes

15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes

08:47 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.