Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE-ja në alarm për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Serbia nën vëzhgim

20:19 29/07/2025
Reading Time: 3 min lexim
BE-ja në alarm për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Serbia nën vëzhgim

Komisioni Evropian ka reaguar zyrtarisht ndaj shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përmes një letre të nënshkruar nga komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. Letra vjen si përgjigje ndaj një kërkese të drejtpërdrejtë të deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili prej muajsh ka denoncuar me forcë pasivizimin administrativ dhe diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë.

“Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar në Serbi, gjithashtu në kontekstin e zotimeve të marra nga Serbia në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE”, thuhet në letrën e Kos, të publikuar nga vetë Kamberi në rrjetet sociale.

Komisionerja thekson se Serbia ka detyrimin të respektojë kuadrin ligjor për të drejtat e pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 23 të negociatave për anëtarësim në BE, që trajton gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

Një nga shqetësimet kryesore që ka nxitur ndërhyrjen e Komisionit është praktika e pasivizimit të adresave, e cila ka prekur mijëra shqiptarë të Luginës. Sipas letrës së BE-së, kjo çështje është ngritur në raportin e fundit për Serbinë, ku kërkohet nga autoritetet serbe të shpjegojnë qartë mënyrën e verifikimit të qëndrimit të banorëve dhe nëse jugu i Serbisë është veçanërisht i shënjestruar në këtë proces.

Prej vitesh, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përballen me një sërë shkeljesh sistematike: nga mosnjohja e diplomave universitare të Kosovës, tek mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e gjimnazeve, e deri te diskriminimi në punësim dhe mungesa e përfaqësimit të barabartë në institucionet shtetërore.

Pasivizimi i adresave ka rezultuar në përjashtimin e qindra familjeve shqiptare nga regjistrat civilë, duke i lënë ata pa të drejtë vote, pa dokumente identifikimi, pa akses në shërbime shëndetësore dhe pa mundësi për të regjistruar fëmijët në shkolla. Ky fenomen është cilësuar nga përfaqësuesit shqiptarë si një formë moderne e spastrimit administrativ.

Në muajt e fundit të vitit të kaluar dhe fillimin e këtij viti, komuniteti shqiptar ka organizuar disa protesta të mëdha në qytetet e Luginës, përfshirë marshimet masive në Bujanoc dhe Preshevë nën moton “Për identitet dhe dinjitet”. Me thirrjet për barazi, drejtësi dhe ndalimin e pasivizimit, këto protesta artikuluan qartë katër kërkesat themelore të komunitetit:
1. Tekste shkollore në gjuhën shqipe për gjimnazistët
2. Njohja e diplomave të Kosovës
3. Mundësi të barabarta në punësim
4. Ndalimi i pasivizimit të adresave

Megjithatë, reagimi i komunitetit ndërkombëtar ka qenë deri tani i zbehtë, i kufizuar në deklarata të përgjithshme për respektimin e të drejtave të pakicave. Për këtë arsye, letra e fundit e komisioneres Marta Kos përbën një zhvillim të rëndësishëm, duke sinjalizuar një vëmendje më konkrete të Brukselit ndaj situatës së shqiptarëve në Serbi.

Deputeti Shaip Kamberi e ka vlerësuar përgjigjen si një hap pozitiv, duke theksuar se “shqiptarët e Luginës po marrin vëmendje nga institucionet në Bruksel” dhe se presioni diplomatik duhet të vazhdojë për të garantuar respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë në territorin serb.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para
Horoskopi: 2 dhjetor 2025

Horoskopi: 30 korrik 2025

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English