Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BB tregon pse rritja ekonomike në Shqipëri nuk reflektohet si mirëqenie

09:43 03/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Pavarësisht rritjes ekonomike të vendit ndër vite, kjo e fundit nuk reflektohet në mirëqenie të popullatës në varfëri. Ky është një konstatim i Bankës Botërore në një raport të fundit të saj që analizon ndikimet e projektit të modernizmit të asistencës sociale i cili është zbatuar në me mbështetjen e saj për disa vite nga qeveria.

Konkretisht në pjesën e fundit të analizës banka ndalet edhe tek ecuria e përgjithshme e varfërisë.

“Shkalla e varfërisë në Shqipëri ka mbetur kokëfortësisht e lartë, pavarësisht periudhave të rritjes ekonomike edhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Me një shkallë rreth 29.3 për qind të popullsisë vlerësuar në vitin 2022, shkalla absolute e varfërisë në Shqipëri (e matur me 5.5 dollarë amerikanë për person në ditë sipas fuqisë blerëse [PPP]) është aktualisht pothuajse dyfishi i normave të vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor për të cilat ekzistojnë të dhëna të krahasueshme të kohëve të fundit që vlerësojnë varfërinë. Shkalla e varfërisë duket se është ulur në mënyrë të konsiderueshme midis 2016 dhe 2018, por më pas tërmeti i nëntorit 2019, i ndjekur nga pandemia e COVID‐19, fillimisht përmbysi trendin dhe më pas ngadalësoi shkallën e uljes së varfërisë. Ajo që vihet re është se lidhja midis rritjes së PBB-së dhe shkallës së varfërisë ka qenë shpesh negative në 20 vitet e shkuara, rritja nuk reflektohet në mirëqenien e njerëzve më vulnerabël në Shqipëri” thuhet në raport.

Në një tjetër pikë banka vlerëson se Shqipëria është relativisht më mirë për sa i përket shkallës së atyre që rrezikojnë të bien në varfëri e llogaritur nga Eurostat në Ballkanin Perëndimor, por gjithsesi, ka një normë më të lartë se mesatarja e BE-së.

“Eurostat vlerëson shkallën relative të varfërisë, ose shkallën e rrezikut nga varfëria, si përqindje e njerëzve me të ardhura më pak se 60 për qind e të ardhurave mesatare kombëtare të ekuivalizuara. Në Shqipëri, rezultatet e EU‐SILC për vitin 2019 tregojnë se rreth 659,000 individët (23 për qind e totalit), ose gati 173,421 familje, jetojnë nën pragun e rrezikut nga varfëria.

Kjo përqindje është e krahasueshme me vendet e tjera të rajonit . Megjithatë, varfëria relative norma është ende më e lartë se mesatarja e BE-së prej 16.5 për qind në të njëjtin vit” vlerëson Banka.

Lidhur me projektin e modernizimit të asistencës sociale ku një element i rëndësishëm sipas bankës është ndihma ekonomike dhe vendosja e sistemit të pikëzimit që ndryshoi qasjen e vjetër ndikimet kanë qenë pozitive në zbutjen e varfërisë. Projekti u bë efektiv në vitin 2012 dhe parashikohej të mbyllej në vitin 2017 por në fakt pas një rishikimi u shty për në 31 dhjetor 2022. Banka ofroi një financim rreth 60 milionë USD./monitor/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Para
Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ Andi Bushati: A po del SPAK nga kontrolli i Ramës?

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ Andi Bushati: A po del SPAK nga kontrolli i Ramës?

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English