Këtët të mërkurë Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me shkallën e bisedimeve që po realizohen mes PD-së së Berishës dhe grupit të Alibeajt. Boçi deklaroi se bisedimet me palën tjetër vijojnë dhe kanë si qëllim bashkimin e demokratëve dhe daljen në zgjedhje si të unifikuar. Sipas deputetit basjkimi në mënyrë horizontale është realizuar, por priten zhvillime më konkrete.
“Nuk kanë munguar bisedimet, kanë qenë intensive, vazhdojmë të jemi në bisedime për atë që e kemi konsideruar si problemin kryesorë të demokratëve, bashkimin e tyre. Do vazhdojmë të bisedojmë sepse duam të arrijmë bashkimin e demokratëve, është realizuar në mënyrë horizontale, por duam që të jetë dhe vertikal. Këto janë bisedime që kanë marrë formë më mediatike, ku është kërkuar gjetja e një negocimi, do vijohet biseda në nivele deputetësh, por dhe nga ne që jemi pjesë e grupit parlamentar. Mos harrojmë që kemi pasur një kërkesë për të pasur një qëndrim për Reformën Zgjedhore”, tha ai.
Sa i përket një date konkrete për primaret, Boçi deklaroi: Jemi duke kalkuluar datën më të afërt të mundshme për primaret, në këtë rast është momenti që dhe deputetët që duan bashkimin të përfshihen në procesin e propozimeve me emra konkretë.