Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme Bashkinë e Kamzës. Ish-krybashkiaku i kësaj bashkie, Xhelal Mziu ka publikuar një video ku shihet tymi dhe flaka që dalin në hyrje të institucionit.
Ende nuk dihen arsyet e këtij zjarri, por ndërkohë pritet që zjarrëfikësit të mbërrijnë në vendngjarje për të shuar flakët të cilët po përfshijnë një pjesë të institucionit.
