Skip to content
Bota

Bashkëshortja e presidentit haitian flet për herë të parë pas sulmit: E masakruan me plumba

· 2 min lexim

E veja e plagosur e presidentit të Haitit ka përshkruar momentin kur vrasësit masakruan  burrin e saj me plumba pasi u futën në shtëpinë e tyre në mes të natës. Martine Moïse tha se sulmi ndodhi kaq shpejt, sa burri i saj Jovenel nuk ishte në gjendje të thoshte një fjalë të vetme.

Presidenti Moïse u vra më 7 korrik, nga 28 mercenarë të huaj, të paktën siç ka thënë policia haitiane deri tani. Zonja Moïse gjithashtu u plagos në sulm dhe u dërgua në Miami për mjekim. Të shtunën, ajo postoi një mesazh zanor në faqen e saj në Twitter duke u zotuar të vazhdonte punën e tij. Një numër i njerëzve kanë konfirmuar se është gruaja e presidentit.

“Sa hap e mbyll sytë, mercenarët hynë në shtëpinë time dhe masakruan burrin tim me plumba”,  thotë zonja Moïse në regjistrim, duke përshkruar momentin kur sulmuesit vranë burrin e saj.

“Ky akt nuk ka emër sepse duhet të jesh një kriminel i pakufishëm për të vrarë një president si Jovenel Moïse, madje pa i dhënë mundësinë të thotë një fjalë të vetme”,  vazhdoi ajo.

Ajo sugjeroi që burri i saj ishte në shënjestër sepse për arsye politike – në veçanti, duke përmendur një referendum mbi ndryshimet në kushtetutë i cili mund t’i kishte dhënë presidentit më shumë pushtet. Njerëzit pa emër, tha ajo, “duan të vrasin ëndrrën e presidentit”.

“Unë jam duke qarë, është e vërtetë, por ne nuk mund ta lëmë vendin të humbasë rrugën e tij. Ne nuk mund të lejojmë që gjaku i Presidentit Jovenel Moïse, burrit tim, presidentit tonë të cilin e duam kaq shumë dhe që na deshi në këmbim, të rrjedhë kot”, tha Martine Moise.

Moïse, 53, ishte president i Haitit, kombit më të varfër në Amerikë, që nga viti 2017. Koha e tij në detyrë ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe kishte demonstrata të përhapura në kryeqytet dhe qytete të tjera në fillim të këtij viti.