Bashkëshorti i kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako, ka rënë pre e grabitësve të cilët i kanë vjedhur makinën tip “X5”.
Mësohet se Roland Shahini bashëshorti i Sakos ka denoncuar pak ditë më parë në policinë e Durrësit vjedhjen e automjetit të tij, por një ngjarje e tillë është mbajtur e fshehtë nga ana e policisë.
Makina e vjedhur ishte e parkuar para banesës së çiftit kur ndodhi vjedhja dhe makina perdorej nga familjarët e Shahinit dhe Sakos.Ndërkohë mësohet se makina ishte e regjistruar në emër të kompanise “Mektrin”, ku Shahini është aksioner.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje dhe arsyeja se përse policia nuk ka dhënë një informacion zyrtar deri më tani. Kujtojmë se Sako u komandua si kryetare e Bashkisë së Durrësit pak muaj më parë, pasi paraardhësi i saj Zhuljen Varfaj u dorëhoq, për arsye shëndetësore.