Ish zv.ministri i Arsimit Taulant Muka vazhdon denoncimin ndaj zyrtarëve dhe jo vetëm sa u përket nivelit të arsimimit të këtyre të fundit.
I fundit që ka rënë ‘në rrjetën e tij’ është kryetari i opozitës, Lulzim Basha.
Në një status të publikuar ditën e djeshme Muka shkruan: “Lulzim Basha filloi studimet në Holandë në 1993-n, por mbaron vetëm një vit shkollë në Utrecht të Holandës në 1999-n. Më pas shkon e përfundon diku studimet (një Zot e di ku) për të marre më vonë një Master! Në Holandë, “propedeuse” është një diplomë e lëshuar pas vitit të parë të studimeve, shpesh të referuara si “P” nga studentët.
Kjo lloj diplome nuk njihet jashtë sistemit arsimor holandez. Për rrjedhojë, pyetja që lind është: në cilin universitet mbaroi studimet Bachelor z. Basha? Por kur ka shërbyer si avokat për organizatat ndërkombëtare në 1997-1999 siç pretendon z. Basha, me çfarë diplome ka ushtruar profesionin?” , shkruan ai më tej.
Por Muka nuk e lë me kaq, sot ai i bën thirrje Bashës që t’i japë shpjegime shqiptarëve për CV-në e tij.
Statusi i plotë
Z. Basha duhet ti qartesoje gjithe Shqiptaret per CV-ne e tij. Kur nuk keni patur diplome z.Basha, si eshte e mundur te keni punuar si avokat per organizatat boterore? Jane mashtrime dhe punesimet tuaja ne keto organizata? Po kur kandiduat per deputet ne 2005, pse e shisnit veten si nje te diplomuar ne Holande kur ju nuk kishit ende nje diplome? Po diplomen Bachelor, e keni blere- ne Tirane apo Turqi? Nese jo, ku keni studiuar dhe pse e fshihni kete pjese te jetes suaj? Shqiptaret kerkojne pergjigje dhe te vertetat e jetes suaj- sot Shqiperia jeton nje realitet Arsimor, Ekonomik dhe Social kriminal fale edhe nje opozite paterice te KM aktual.