Skip to content
Të Gjitha

Basha takon ministrin grek Nikos Dendias, ja çfarë u tha për ligjin e luftës dhe çështjen e detit

· 2 min lexim

Ditën e sotme, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ishte në vendin tonë ku gjatë paradites u takua me kreyministrin Edi Rama, ndërsa më vonë gjatë ditës është takuar dhe me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ky i fundit tregoi në “Twitter” se ishte takuar me Dendias dhe kishin diskutuar së bashku për zgjidhjen e çështjes së detit përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Më tej ai tregon se ka shprehur dhe  qëndrimin tij prej 10 vitesh, ndërsa shton se i ka kërkuar ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Pjesë e diskutimit ka qenë edhe bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greis Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Basha.