Skip to content
Politikë

Basha sulmon deputetët që nuk lejuan zhvillimin e seancës: Teatër me skenar të Ramës

· 1 min lexim

Lulzim Basha në një deklaratë për gazetaët pas seancës maratonë në Kuvend ka nënkuptuar se mund të bashkojë votat me qeverinë Rama për Reformën Zgjedhore. Basha ka kritikuar edhe deputetët e opozitës, të cilët në aksionin e tyre nuk lejuan zhvillimin normal të seancës. Ndërkohë më herët Bardhi ka akuzuar Bashën se nuk po bën opozitë, duke nënkuptuar se  po bashkëpunon me pushtetin.

“Dita e sotme tregoi vazhdimin e teatrit me regji dhe skenat të Edi Ramës, për t’i pamundësuar zërin e opozitës, mbajtjen e përgjegjeësisë  dhe dhënien e llogarisë që është funksioni kryesor i Parlamentit. Sot kam një thirrje për presidentin e Republikës, që të kthejë mbrapsht ndryshimët e njëanshme për Komisionet Hetimore, të zhbëhen ndryshimet e njëanshme të rregullores. Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, ia kemi dalë të bëjmë një hap të parë, sa i takon prioritetit kryesor të Reformës Zgjedhore” tha Basha.