Skip to content
Aktualitet

Basha reagon lidhur me vendimin për Teatrin Kombëtar: Kushtetuesja foli, tani radha e SPAK

· 2 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe për shpalljen e e ligjit special antikushtetues.

Basha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shkruan veç një fjali:

“Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK!

#atykuishteashtusiçishte”, shkruan Basha.

Gjykata Kushtetuese mori sot vendimin në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar duke shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e godinës në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Diçka të tillë Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar të papajtueshme me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese vendosi për shfuqizimin e ligjit special për Teatrin Kombëtar dhe pezulloi punimet për ndërtimin e një godine të re.

“Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Teatri Kombëtar u shemb në 17 maj të vitit 2020 në orët e para të mëngjesit. Përplasje të shumta mes policisë dhe protestuesve e shoqëruan ngjarjen, me këta të fundit që treguan se u nxorrën me forcë nga godina. Protestat vazhduan edhe disa ditë më pas, ku sërish pati përplasje me policinë dhe disa persona të arrestuar.