Skip to content
Politikë

Basha-Majkos: S’mjafton që të kapesh si i mbyturi pas fijes së kashtës

· 1 min lexim

Vendimi i Këshillit te Europës për ta hequr Shqipërinë nga monitorimi për të drejtat e njeriut, ka sjellë debate në seancën e sotme Parlamentare. Majko tha se kjo është një çështje që duhej diskutuar, ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha e ironizoi duke i thënë se diskutimi nuk është i mjaftueshëm, dhe se po “kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës”.

 “Zoti Majko, në fakt mos u gëzoni para kohe. Shqetësimet janë dyfishuar për Shqipërinë. Këto tregojnë se ka shumë shqetësime. Kjo nuk mjafton që të kapesh si i mbyturi pas fijes së kashtës. Mbajini mend këto që ju them. Shqetësimi i Europës është dyfish më i madh se sa ka qenë”, tha ai.