Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Basha gënjeu për listat e hapura”, Hajdari mbështet Ramën për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore

12:47 11/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Deputetja Rudia Hajdari ka dalë në një deklaratë për mediat një ditë pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve të Ndryshimeve Kushtuese që ndalojnë koalicionet, sjellin listat e hapura dhe vendosin pragun 5% për partitë e vogla. Hajdari nxori një video të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ku thekson se po gënjen shqiptarët në lidhje me listat e hapura ku para 3 vitesh u premtoi hapjen e tyre, ndërsa doli një ditë më parë kategorikisht kundër hapjes së listave.

“Që në 2017 kur PD hapi fushën elektorale premtoi lista të hapura dhe se lista do të zgjidhej nga qytetarët dhe jo më kryetari i partisë. Një zotim që unë e kam marrë seriozisht dhe se kjo do të jetë beteja që unë kam vendosur për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme. Pra siç e shikoni ky ishte një premtim që nuk u mbaj dhe në fakt në politikë duhet të mbash një qëndrim të qartë dhe të jesh koherent me publikun. Nuk e di nëse e kam këtë prej origjinës apo i ka ardhur koha që të mbahen premtimet ndaj qytetareve. Dua ti them qytetarëve që ajo që kërkoj unë të dal si kandidate në një listë të mbyllur ashtu siç u futa në një të tillë si e bija e Azem Hajdarit, por që nesër të dal si Rudina Azem Hajdari që nuk ka frikë nga vota e qytetarëve dhe ta marrë atë votë me meritë të plotë”, tha Hajdari.

Hajdari  doli gjithashtu në një qëndrim me kryeministrin Edi Rama për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve zgjedhore, dy pika të cilat de facto i heqin mundësinë Partisë Demokratike të garojë në koalicion me LSI në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

”Unë kam luftuar që nga fillimi për listat e hapura. Po e çoj para betejën. Nëse keni akuza të tilla, premtoni fakte. Këto janë premtime që janë bërë në 2017. Sot Basha qahet se po ikin koalicionet. Është një llogaritje e qartë e rotacionit dhe interesit të ngushtë. Prandaj për mua, unë s’dua të punoj as për familjen Rama, as për familjen Basha, as për Metën, dua të garoj. Unë s’dua të bëj asnjë koalicion me ta nesër. Sa për pragun mendoj se duhet të jetë 3%. Nëse se kalon dot një parti s’duhet të jetë. 5% është shumë i lartë. Unë s’mendoj se kemi kapacitetet e gjermanisë. Të negociojmë që ata prag ta ulim në 3%.”
Deputetja Hajdari i ka mëshuar hapjes së listave që në fillim të procesit të Reformës Zgjedhore, si një pikë e pa lidhur ngushëtësisht e heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Pak ditë më parë ajo dhe disa deputetë të opozitës parlamentare mes tyre edhe Myslim Murrizi kërkuan disa ndryshime kushtetuese mes tyre edhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore si kusht për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Kjo pikë gjeti menjëherë mbështetjen e mazhorancës. Në një deklaratë për media, kryeministri Rama tha  se kjo bëhet për arritur në dakordësinë e opozitës parlamentare për marrëveshjen e nënshkruar me atë jashtëparlamentare për miratimin e Kodit Zgjedhor.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Grantet për rindërtimin, Rama: 80 milion dollarë për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English