Skip to content
Të Gjitha

Basha flet për Besart Kadinë: 5 muaj para zgjedhjeve zgjodhi të ikë

· 1 min lexim

Largimi i këshilltarit të tij i ka shkaktuar keqardhje.  Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar për herë të parë largimin e këshilltarit të tij, dhe emërimin e tij si zëvendës ministër i Financave në qeverinë e Edi Ramës.

Duke folur në “Real Story” se si e përjetoi largimin e Kadias, një prurje e re në PD dhe nga një familje e djathtë, Basha tha se ndjen keqardhje.

Por kryedemokrati nuk ngurroi të ironizojë Kadian, duke thënë se disa kohë më parë e kritikonte qeverinë e Ramës, ndërsa sot zgjodhi t’i bashkohet.

“Ky rast është te prurjet e reja, familje e djathtë, vjen nga jashtë. Si e shpjegoni faktin që ai befas bëri atë zgjedhje dhe iku”, pyeti gazetari.

“Keqardhje kam. Sepse është një person që investoi shumë për t’u identifikuar me ideologjinë e djathtë, papritur mori një vendim që është i tiji, nuk mund të hyj në vendimin e tij personal. Ai kritikonte qeverinë dhe vendimet e saj, por pesë muaj para zgjedhjeve, tani që përkushtimi i gjithsecilit matet nga mobilizimi me çdo kusht për të larguar këtë të keqe, bëri zgjedhjen e tij”, tha Basha..

/GazetaReforma.com/