Situata nuk është fare e mirë në pothuajse gjithë vendin dhe kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fuqishme në studion e “5 pyetje nga Babaramo”.
Basha ka thënë se është i gatshëm që opozita është më shumë se e gatshmë të djegë mandatët në çdo moment, mirëpo problemi qëndron të shpërqëndrimi i vëmendjes së njerëzve.
‘A jam i gatshëm për të djegur mandatet? Padyshim. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë sepse nuk është çështje e mandateve tona. Ne mund t’i djegim mandatet në çdo çast. Por rreziku është se paratë e drogës do të financojnë lajmin që opozita dogji mandatet dhe askush nuk do të merret me qeverinë dhe Ramën’, deklaroi Basha.
Të gjendur para problemeve të mëdha të vendit, nuk dihet se cili do të jetë roli i opozitës apo si do të ndikojë ajo në stabilizimin e gjendjes.
Opozita ka qenë një nga mbështetëset e protestave që kanë “pushtuar”vendin tashmë prej ditësh