Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Banorët e Hotolishtit në protestë për rrugën

12:51 20/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd bllokuan këtë të shtunë për disa minuta rrugën kombëtare Librazhd–Përrenjas, në shenjë proteste ndaj projektit të zgjerimit të rrugës “Elbasan–Qafë Thanë”, që parashikohet të kalojë përmes zonës së banuar, duke prekur të paktën 25 banesa.

“Duam rrugë, por jo përçarje të komunitetit” ishte mesazhi i protestës simbolike, ku morën pjesë edhe fëmijë e të moshuar. Për rreth 15 minuta, banorët bllokuan rrugën si formë reagimi ndaj një projekti që sipas tyre rrezikon të shkatërrojë strukturën sociale dhe ekonomike të fshatit.

Prej më shumë se tetë muajsh, komuniteti ka kundërshtuar projektin përmes peticioneve, kërkesave zyrtare dhe kontakteve me autoritetet, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje përfundimtare.

“Nuk jemi kundër rrugës, jemi kundër shkatërrimit të jetës sonë. Ka zgjidhje të tjera, mund të devijohet drejt luginës së Shkumbinit ose të ndërtohet tunel”, thanë banorët.

Një tjetër pikë e mospajtimeve është vlera e dëmshpërblimit 270 euro për metër katror që konsiderohet e papranueshme nga banorët.

“Provojeni vetë të ndërtoni shtëpi me kaq para. Është e pamundur. Për ne, kjo është pasuria e vetme”, u shpreh një protestues.

Pavarësisht paralajmërimeve të ministrisë së Infrastrukturës për rishikimin e projektit, në terren vazhdojnë përgatitjet për ndërtim, ndërsa mungesa e konsultimeve publike me komunitetin ka thelluar pakënaqësinë.

Informacionin për rrugën, banorët thonë se e kanë marrë vetëm në mënyrë jozyrtare, nga matjet e inxhinierëve në zonë.

Ata kanë dorëzuar një peticion me 511 firma në institucionet qendrore, duke kërkuar alternativë për këtë segment që është pjesë e fazës së tetë të projektit.

Segmenti nis afër kthesës për në Rrethin e Bardhë dhe përfundon pranë kthesës për në Xhyrë. Kontrata për këtë pjesë është fituar nga kompania “Fusha” sh.p.k., në korrik të vitit 2024.

Projekti i rrugës “Elbasan–Qafë Thanë” është pjesë e Korridorit të VIII dhe konsiderohet strategjik për lidhjen mes Durrësit dhe portit të Varnës në Bullgari.

Punimet nisën në janar 2023 dhe sipas Autoritetit Rrugor, vlera e të gjitha loteve të tenderuara deri tani arrin mbi 183 milionë euro, me afat përfundimi deri në vitin 2026.

Banorët e Hotolishtit kanë paralajmëruar se do të rikthehen në protestë të dielën e ardhshme, nëse nuk do të ketë një përgjigje konkrete nga autoritetet.

Etiketa: Banoret e hotolishtit

Të tjera

Korrupsion, “bindje” partiake apo shantazh? Pse Niko Peleshi po bllokon me kaq ngulm drejtësinë për Ballukun?
Aktualitet

Korrupsion, “bindje” partiake apo shantazh? Pse Niko Peleshi po bllokon me kaq ngulm drejtësinë për Ballukun?

Niko Peleshi po mban të ngrirë një proces që sipas ligjit duhet të ishte trajtuar pa vonesa. Refuzimi i përsëritur...

20:55 07/01/2026
Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi
Aktualitet

Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi

Wizz Air përfshihet sërish në një tjetër skandal që nxjerr në pah mënyrën problematike dhe shpesh abuzive me të cilën...

13:25 07/01/2026
Para
Urgjenca pediatrike, 90 vizita në ditë, viroza dhe alergji tek fëmijët

Urgjenca pediatrike, 90 vizita në ditë, viroza dhe alergji tek fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Korrupsion, “bindje” partiake apo shantazh? Pse Niko Peleshi po bllokon me kaq ngulm drejtësinë për Ballukun?

Korrupsion, “bindje” partiake apo shantazh? Pse Niko Peleshi po bllokon me kaq ngulm drejtësinë për Ballukun?

20:55 07/01/2026
Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi

Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi

13:25 07/01/2026
Venezuela devijon naftën nga Kina, SHBA merr deri në 2 mld USD eksporte

Venezuela devijon naftën nga Kina, SHBA merr deri në 2 mld USD eksporte

12:58 07/01/2026
Tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente false, në pranga 6 kinezë dhe një bjelloruse për kontrabandë botoxi

Tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente false, në pranga 6 kinezë dhe një bjelloruse për kontrabandë botoxi

22:14 06/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.